Një e re shqiptare është zhdukur në Greqi, ndërkohë që kanë qenë të shumta apelet për gjetjen e saj.

Artemis Vassilis, 19 vjeç, më 16/10/20 u zhd.uk nga zona e Koropit, Atikë, njofton gazetari i Fax Neës Shpëtim Zinxhiria.

Ajo ka sy kafe, gjatësi 1.62m dhe është e hollë. Ditën kur u zhduk ajo kishte veshur pantallona të zeza, një këmishë të kaltër të lehta dhe atlete të bardha.

“Vajza ka humbur që nga dita e premte në orën 15.00 pasdite nga Koropi dhe është nisur për të shkuar në Paiania për të aplikuar për punë, në një dyqan Jumbo. Në orën 4 ajo është parë në ndalesën 2 Atika në Paiania. Jeta e saj është në rrezik.

Nëse dini ndonjë gjë, kontaktoni në shërbimin Silver Alert, ose në Linjën Komb ëtare SOS 1065″, njofton gazetari Zinxhiria.