Ardit Gjebrea bën mrekulli për shqiptarin që ishte në karrocë me rrota/ Ja si mundi ai të ngrihej në këmbë

Ai ka qëndruar 21 vjet në një karrige me rrota, por dje ka provuar ndjesinë e të qëndruarit në këmbë.

Një ndjesi kjo që e kishte humbur që në vitin 1997, kur pas një aks identi me makinë u zgjua në shtratin e një spit ali dhe mësoi se nuk mund t’i lëvizte më këmbët. Ishte vetëm 25 vjeç.

Personin ne foto, Sokol Muratajn e njohëm tre muaj më parë kur erdhi në studion e “Të Dielës Shqiptare” për t’i dhënë një mesazh falenderimi mikut të tij Klodianit, i cili në mënyrë vullnetare e ndihmonte të ngjitej bashkë me karrigen me rrota në shkallët e universitetit ku Sokoli studionte. “Mjekët m’i kishin hequr shpresat.

Më kishin thënë që nuk mund të ecësh dhe unë e kam pranuar dhe e kam marrë jetën ashtu siç më ka ardhur në karrocë. Kam punuar, jam integruar, kam krijuar familje, por tani po filloj të ngrihem”, tregoi Sokoli për stafin e të dielës shqiptare.

Sokoli i është nënshtruar një regjimi ushqimor të veçantë nga Hetem Ramadani dhe një fizioterapie intensive e cila për tre muaj i ka hequr 25 kile, ndërkohë i ka forcuar dhe muskujt. “Mjekët në Danimarkë më thanë klinikisht që d ëmtimi që kisha pësuar ka bërë që truri ta hum basë komunikimin me trupin, kështuqë është vështirë të rigjenerohet palca prapë që të mund të ecja përsëri.

Ndaj unë e pranova jetën në karrocë dhe vazhdova përpara”. Deri në vitin 2001 ai u përpoq të ecte me proteza por pa asnjë rezultat. “Por me vullnet njeriu i bën të gjitha. Kam dy javë që jam ngritur me proteza dhe jam çliruar shumë. Avash-avash u ç’kontraktova. Të premten qëndrova në këmbët e mia”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...