Arbana Osmani është bërë nënë për herë të dytë ditën e sotme.

Lajmin e bukur e dha partneri i moderatores, regjisori i njohur Eduart Grishaj me një foto ku shfaqej me vogëlushin e sapoardhur në jetë. Arbana dhe Eduarti i kanë vendosur djalit emrin e veçantë, Diell.

Pak më parë mikesha e ngushtë e Arbanës, Xhemi Shehu ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet me një arush gjigant dhe tregon se po shkon për të surprizuar vogëlushin.

“Me Luken drejt Diellit”, shkruan Xhemi.