“Gjoba 3 mijë lekë? Në Nju Jork është 1 500 dollarë” Kryeministri zgjedh një krahasim të tillë për të justifikuar gjobën për qytetarët por dhe për tiu përgjigjur akuzave të opozitës dhe të presidentit Ilir Meta se ato rëndojnë xhepat e qytetarëve apo janë shkelje e të drejtave të njeriut.

Në fjalën e tij Rama mori vetëm këtë detaj pa dhënë detajet e tjera të ekonomisë por dhe të aspektit të të drejtave të njeriut në SHBA-së apo vendeve të tjera të Europës.

“Gjoba në New York shkon 15 mijë dollarë për shkelje të rregullave të vendosura dhe mos vendosjen e maskës është e detyruar. Vetëm kur vrapon e heq. Në vendet e Europës shkon mesatarisht 1 mijë euro . Gjoba është një mjet disiplinimi represiv sepse kjo është luftë duam s’duam ne. Nuk e kemi zgjedhur ne na ka zgjedhur. Si mund të çohesh e të thuash shantazh ndaj lirive dhe të drejtave të njeriu, si mund të bësh karshillëqe të tilla sikur je në pyll?!

Ndërsa në Shqipëri 3 mijë lekë më shumë se sa një mjet represiv disiplinimi është një shtysë për të rritur sensibilizimin sepse në fund të ditës edhe kjo vlen dhe të gjitha mjetet duhen përdorur.”

Deklarata u be në takimin me task force.