Ndoka: Nuk e di pse bëhem meme, gjithçka nisi nga koha kur isha ministër i Shëndetësisë pasi thashë që …

171

Nard Ndoka shpesh është bërë viral në rrjet për shkak të deklaratave të tij që pavarësisht se janë skandaloze për një politikan, sërish qytetarët i kanë marrë me të qeshur.

Për këtë, ai foli në Top Channel ku i pyteur në lidhje me “memet” e rrjeteve sociale, Ndoka u shpreh: Unë jam Baba.

Ndërkohë i pyetur “a ta ka bërë gropën politika, deputeti u përgjigj: “ Për fatin e mirë jo, as unë nuk ia kam bërë gropën dikujt por kam rezistuar.

Ish deputeti shpreh habi se pse është ironizuar kaq shumë:

Pjesë nga biseda:

Nard Ndoka: Unë jam baba e memeve. Është interesante se ka krijimtari gjithë andej. Nuk e di pse ma vendosin mua e nuk i mbajnë për vete. Kam thënë kur kam qenë ministër pirja e duhanit shkurton cigaren.

Gazetari: Ke thënë dita e fundit e javës është e diela.

Nard Ndoka: Kjo është e vërtetë.

Gazetari: Politika ta ka bërë gropën.

Nard Ndoka: Për fatin e mirë jo, as unë nuk ia kam bërë gropën dikujt por kam rezistuar.