Dy ditë më parë, çifti shumë i dashur për publikun, Geti dhe Marina udhëtuan drejt Italisë. Ata qëndruan në një hotel në Milano, një prej adresave më ekskluzive në zemrën e ekonomisë italiane.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Marina me anë të një postimi në Instagram. “Jashtëzakonisht e nderuar dhe e lumtur të përfaqësoj Elisabetta Franchi në Shqipëri dhe Kosovë si një ambasadore e brand-it”, ka shkruar moderatorja.