“Mu morr fryma dhe mu rritën rrahjet e zemrës”, këngëtari tregon momentin e vèshtirë nga dasma: Më çuan me ùrgjencë në spital

Këngëtari shqiptar Ermal Fejzullahu kë rrëfyer për emisionin ‘Prive’ një ndër momentet më të vështira të jetës së tij. Teksa ishte i ftuar për të kënduar në një dasmë, ai përjetoi një sùlm paniku.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2015 dhe Ermali tregoi se kur mori mikrofonin të këndojë, të rrahurat e tij të zemrës u shpejtuan aq sa ai u detyrua të thërrasë djemtë e restorantit, për ta ndihmuar që ta dërgojnë në spital.

Pas gjashtë muajsh kontrolle dhe ekzaminime, këngëtari kishte vërtetuar se ai ka përjetuar sùlme të panikut.

“Do këndoja në një dasmë në Prishtinë. Gjithë ditën ndihesha shumë kèq. Para se me dal në skenë, mu duk sikur mora sùlm në zemër, mu mor fryma dhe fillova të kem rrahje shumë të shpejta të zemrës. Nuk e kisha prej emocionit. I thashë një djali që punonte aty që nuk isha mirë. Më dërguan shpejt në spital dhe pasi mora mjekim u riktheva në dasmë se dasma bëhet një herë në jetë.

Pas gjashtë muajsh kuptova që kisha pasur sùlm paniku. Unë mendoja se kisha ndonjë sëmundje, por ishte sùlm paniku. Një kohë të gjatë kisha probleme me frymëmarrjen. Ne artistët i fshehim ditët e kèqija, por kam dëgjuar shumë njerëz që kanë patur probleme të tilla. Sùlm paniku ndodh duke menduar më shumë se ç’duhet, duke e ngarkuar veten më shumë se ç’duhet. Fillova të merrem me veten, me e qetësu veten, duke i marrë gjërat shtruar”, tregoi Ermali.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...