Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar për deklaratën e Ramës mbrëmjen e kaluar, i cili shprehej se nuk ka hajdut 2 metra. Kryedemokrati ‘tallet’ me këtë dhe shprehet se me këtë deklaratë, ia ka futur Erion Braces.
“Ka njeri që e beson se hajdutëria lidhet me këtë. Kështu i bie që ia ka fut Braces”, tha Basha në emisionin ‘Zonë e Lirë’, ku nuk munguan të qeshurat. Lidhja e hajdutërisë me Ramën dhe Erion Bracen është bërë virale edhe në rrjete sociale ku janë krijuar meme të ndryshme që thonin të njëjtën frazë si Basha.
Kryedemokrati nuk harroi të shtonte se i kanë dërguar hajdutë që janë të gjatë 2 metra. Ndërsa shtoi se zgjodhi të përballej me Ramën, ndonëse vetëm në bisedë telefonike sepse i kishte faktet dhe ligjin me vete.
“Kur ke faktet me vete, kur ke argumentat, ligjin, të vërtetën me vete, pak rëndësi ka nëse je në telefon apo jo. Dje morëm vesh që kemi të bëjmë dhe me një frikacak se nuk pranoi debat”, tha Basha.
Pjesë nga biseda e Ramës me gazetarët:
Mejdini: I kam takuar banorët e zonës.
Rama: Pusho pusho, të mbaroj unë. Se jeni përgjegjës të një helmimi të dyfishtë me ato që bëni. Helmimi i plehrave dhe i juaj dhe gënjeshtër më të madhe se gjysma e të vërtetave nuk ka.
Mejdini: Kam qenë në fushën e Myzeqesë.
Rama: Nuk do të pyesim fare ty ku ndërtojmë ne. ti duhet të përcjellësh informacion.
Mejdini: Kam përcjellur zërin e qytetarëve që kundërshtojnë.
Rama: Në Fier 1 vit e gjysmë është shtyrë për shkak të ndalesave, pengesave dhe bllokimeve. Është ndryshuar 2 herë vendi.
Mejdini: Kjo është e vërtetë.
Rama: Më lër të mbaroj se unë nuk them ndonjëherë gënjeshtra, vetëm të vërteta them.
Shkullaku: Jooo…
Rama: Nuk them gënjeshtra. Lëre cfarë qesh ai. vetëm të vërteta them. Unë jam 2 metra zonjë. Hajdut dhe gënjeshtar 2 metra nuk ka sepse fiziologjia nuk ta lejon.
Mejdini: Po bëni antropologji.
Rama: Fiziologji jo antropologji. Ke parë ndonjëherë hajdut 2 metra ti? Ke parë të kapet ndonjë hajdut 2 metra? Nuk ka, ta harrosh. Në dhjetor pres zonjën atje sepse dua të rritet nga pikëpamja profesionale se këta si puna ime nuk bëhet më…