Ky imazh ka qarkulluar në internet ditët e fundit, pasi përdoruesit e rrjeteve sociale janë ndarë në dy “kampe” në lidhje me atë që po ndodh në sheshet brenda kutisë. A lëviz apo qëndron e palëvizshëm imazhi?

Përgjigja, natyrisht është se sheshet janë të fiksuara, megjithatë ato janë vendosur në mënyrë të tillë që të mashtrojnë sytë e atyre që përpiqen t’i vëzhgojnë.

Disa mendojnë se ky imazh nuk është thjesht një skedar fotografik i thjeshtë, por një GIF që lëviz pavarësisht nga fakti se si perceptohet.