Kryeministri Edi Rama ka komentuar zgjedhjet e zhvilluar në Partinë Demokratike për kandidatët për deputetë që do votohen më 25 prill.

 

Gjatë konferencës Rama ka ironizuar procesin teksa tha se në PD dalin 700 votues nga 500 që janë në total me të drejtë vote.Sipas tij procesi i zhvilluar nga PD, po të ishte zhvilluar në PS atëherë të gjithë do e kishin sulmuar në studio televizive. “ Po sikur në votimet e PS të kishit marrë mbarë kutitë e votimit dhe të kishit votuar me 46 herë në 32 kuti, çdo kishit bërë ju?

 

Për PD-në asgjë fare! Cili është plani juaj me 5 pika, pyetje konceptuale me vështrim strategjik! Çfarë duhet të bësh këtu, të qajmë, kështu është për të qarë! Sa herë dalin këta, po të mos kuptosh që këta s’kanë gjë në dorë, këtu është për të qartë! Imagjino çdo kishte bërë Ambrozia… Ambrozia takon kryetarin e opozitës dhe pyet për COVID-in, më takon mua dhe më pyet për standardet brenda Partisë Socialiste!

 

Kur ti voton në partinë tënde për deputetë e tu dhe i thua anëtarësisë tënd, hajde dhe votoni kë nuk do dhe i vë 50 veta. Me porosi heq 7 veta dhe votojnë 700 veta në 500 zgjedhës këtu është problem i madh”, tha Rama.

 

Rama ka shkëmbyer replika dhe ironi dhe me gazetaren Ambrozia Meta, të cilës nuk i ka kursyer dhe batutën, tashmë të famshme: “Vdeksha unë për ty!”

 

“Në Partinë Socialiste kjo nuk ndodh ndonjëherë se në PS ka vetëm emërime dhe nuk ka zgjedhje apo jo?!”, tha gazetarja!