Shumica e qytetarëve nëpër rrugët e kryeqytetit e kanë zbatuar vendimin e qeverisë që duhet të jenë me maskë që nga momenti që dalin nga shtëpia e tyre.

Disa prej tyre e kanë konsideruar të duhur vendimin për mbajtjen e maskës, duke u shprehur se është në të mirë të tyre urdhëri i lëshuar nga qeveria.

“Them që do ndikojë për mirë. E kam përdorur se jam 75 vjeç. Njeriu ka qejf të rrojë për nipërit dhe mbesat,”-shprehet një i moshuar. Por nuk kanë munguar ata që kanë lëvizur pa maskë, kryesisht të rinjtë, por dhe ata që nuk e vendosin siç duhet.

“Ma ka dhënë vetë Rama lejen, më tha rri pa maskë,”-tha qytetarja.