Ato janë të parat në rradhët e kolegëve italianë, të përkushtuara dhe nuk njohin orar.

Janë doktoreshat shqiptare që 24 orë në 24 ia kanë kushtuar pacientëve të prekur nga covid-19. Janë në vijën e parë të frontit të luftës, dhe kanë marrë vlerësimet maksimale nga kolegët italianë.

Në armatën e madhe të personelit në shërbimin shëndetësor Italian janë shquar edhe shumë mjeke shqiptare, të cilat prej shumë dekadash jetojnë e punojnë në institucionet shëndetësore të Italisë:

– Dr. Lili Kristuli, në qendrën e dializës “Diaverum”

– Dr. Lida Muho, mjeke familjare në Monteleone – Spoleto

– Dr. Evelina Sulaj Skënderaj në spitalin Villa Maria në Rimini

– Dr. Afërdita Tafa në spitalin e Grossetto

– Dr. Esmeralda Kacerja në klinikën e pneumologjisë në spitalin e Mattera

– Dr. Manjola Dokle në repartin e reanimacionit të klinikës Villaerbosa – Bologna

– Dr. Ana Lito

Secila nga këto gra doktoresha ka një histori për të rrëfyer. Ndërsa në muajin shtator u dha edhe cmimi “Donne e Covid-19” për doktoreshën shqiptare Afërdita Tafa, e vlerësuar për merita në impenjimin profesional për të përballuar pasojat e pandemisë në provincat Grossetto dhe Siena. Certifikata mban dedikimin e Aldo De Martino: “Gjithmonë I kam konsideruar legjendarë, heronjtë dhe heroinat që veprojnë tej të përgjithshmes, personat të cilët pa bujë dhe në heshtje, punojnë me dashuri dhe pasion të vecantë.

Doktoreshë Afërdita, gjatë kohës së pandemisë punoi edhe në Spitalin e Nottola në Montepulciano. Drejtori Luciano Franceschoni I dërgoi një mesazh falenderimi drejtorit të spitalit në Grossetto për doktoreshë Afërditën:

“Mirëdita Dr Mauro, dua të të falenderoj ty, të falenderoj Simone dhe në vecanti Dr.Afërdita për gadishmërinë që tregoi duke na dhënë një ndihmë të madhe në këtë moment kritik. Personalisht, I shpreh komplimentat Dr Afërditës për aftësitë racionale dhe profesionale, në vecanti të vlerësuara edhe nga kolegët, infermierët dhe operatorët shëndetësore të spitalit tonë. Me të vërtetë shumë e aftë”, thuhet në mesazh.

Ndërkohë drejtori I klinikës në repartin e reanimacionit ku punon doktoreshë Manjola Dokle shkruan: “Nuk e kuptoj ku e gjen këtë forcë Dr.Dokle që punon 24 orë pa pushim dhe e impenjuar vazhdimisht pranë të sëmurëve”.

Doktoreshë Lida Muho iu jep sqarimet e hollësishme me shumë durim dhe embëlsi, I cliron familjarët nga frika dhe terrori I kësaj sëmundjeje tinzare dhe kërcënuese. Pikërisht ky rol shprehet te Doktoreshë Lida si mjeke e familjes, sidomos për ato raste që janë të detyruar të qëndrojnë në karantinë.

Gjatë një bisede me personelin e repartit ku punon, pneumologia Esmeralda Kacerja, iu fliste për një rrethanë të vecantë e me shumë rëndësi, që përjetojnë mjeket në këtë situatë të tensionuar: “Jemi ende në një fazë, kur mjeket dhe infermierët ende nuk janë ndërgjegjësuar për tensionin dhe traumën psikologjike që ka në punë, pasi gjithcka e zhvillojnë shpejt, me pasion professional dhe mbushur me aktivitete dhe manipulime mjeksore sa e harrojnë veten, harrojnë lodhjen, andaj duhet ti ndihmojmë të racionalizojmë dhe lehtësojmë punën e tyre, të shmangim mbingarkesën në klinikë. Situata e urgjencës përballohet kur të gjithë së bashku dhe në kolegjialitet, bashkëpunojmë për të kordinuar forcat”.

Doktoreshë Lili Kristuli tregon për një të sëmurë 83-vjecar, I trajtuar në qendrën e dializës ku ajo punon: Na vështronte I përhumbur brenda respiratorit, në sytë e tij shprehej dhimbje, ishte veshtrim që kërkonte ndihmë për ta nxjerrë nga kthetrat e virusit, kërkonte nga ne ta shpëtonim. Sytë e tij ishin të qeshur kur na shihte që I vendosnim serumet dhe kur largoheshim për një cast, I rridhnin lotët në vetminë munduese. I përkushtuam kujdesin e duhur dhe ia shpëtuam jetën. Pas një muaj trajtimi intesiv doli nga spitali, por ne nuk na ka harruar, vjen shpesh dhe na falenderon. Nuk njeh asnjërën nga ne, por I di emrat tona, që I kishim shkruar me gërma të mëdha te bluzat, na njeh nga sytë, sepse vetëm ato shihte pas syzeve, pasi fytyrën e kishim të mbuluar me maska dhe kokën me kapuc, ishim shndërruar në kozmonautë…”.

Doktoreshë Evelina Sulaj Skënderi flet për pacientët e vet. “Të sëmurët me covid-19 gjatë trajtimit në reanimacion, dhe në terapinë intensive, krahas terrorit nga virusi dhe gjendjen e rëndë shëndetësore, vuajnë vetminë, izolimin nga mjedisi familjar, pamundësinë për të komunikuar me të afërmit, sidomos me nipat dhe mbesat. Kur I jepja celularin një të sëmuri për të folur me mbesat dhe nipat, I ndrisnin sytë nga gëzimi, mallëngjeheshin me bisedat dhe urimet që merrnin. Jam ndeshur me vështirësi të paimagjinueshme, sidomos me bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Rimini, me të cilët më është dashur të zhvilloj biseda të gjata dhe insistuese, por të kujdesshme, ti bindja për tu shtruar dhe kuruar në spital. Pasi u shëruan dhe u kthyen në shtëpitë e tyre nuk harronin të vinin e të më falenderonin dhe ky është një sadisfaksion I vecantë I profesionit tonë, është mirënjohje për punën tonë”.

(Marrë me shkurtime nga Lutfi Alia)