E kritikoi për përdorimin e fjalëve të huaja, Gentian Zenelaj i mbyll gojën ndjekësit gjithë humor

Gentian Zenelaj është mjaft aktiv në rrjete sociale, të cilat i përdor gjithmonë për të ndarë postime me humor me ndjekësit e tij.

Mirëpo së fundmi dikush e ka kritikuar për përdorimin e fjalëve të huaja, gjë e cila është kthyer në një fenomen vitet e fundit për shkak të globalizimit.

Pavarësisht se kritika nuk i ka pëlqyer fare dhe aq më tepër mënyra se si e ka marrë, Genti e ka kaluar edhe këtë situatë me humor.

“U bërët të gjithë italian! Sa shumë e keni qef ta humbasni gjuhën shqipe, kënaquni ju artistat, moderatorët etj. Sa keq për një aktor që nuk ka shprehje në gjuhën amtare”, i ka komentuar ndjekësi aktorit të humorit.

Ky i fundit është kapur pas fjalëve që personi në fjalë ka shkruar gabim dhe i ka mbyllur gojën në mënyrën më të mirë.

“A unë vdes për komente të tilla… ku shqipja shkruhet ‘u bërët’… ‘humbasni’… dhe madje përdor edhe fjalën shqipe puro ‘moderator’… ty s’po të bëj bllok se qenke simpatik, më ngrejnë humorin tipat si ti”, i është kthyer aktori ndjekësit shoqëruar me disa figura që qesh me lot.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...