Joli Agolli Pararisto e cila është një balerinë në profesion që e ushtron në Amerikë, ka qenë e ftuar në emisionin Rudina në Tv Klan.

Ajo njihet nga publiku shqiptar si “Joli, shoqja e kursit” nga filmi “Edhe kështu edhe ashtu”.

Joli ishte një ndër vajzat e para në Tiranë që ngiste një motor, ku në atë kohë ishte tabu.

Ajo tregoi se pësoi një aksident me motor në rininë e saj dhe nga ai moment hoqi dorë sepse ishte një balerinë dhe duhet t’i kushtonte më shumë rëndësi profesionit sesa pasionit për motora.