Premtoi se do të hapte parti politike duke sfiduar Ramën, këngëtarja shqiptare e lë ‘nismën’ në mes të rrugës

Pak kohë më parë këngëtarja Inida Gjata, e njohur ndryshe si Zhaku, bëri bujë ne mediat sociale pasi deklaroi se do të krijonte një parti politike, ndërkohë që në statuset e saj, shfaqte rebelizëm ndaj sistemit politik në vend.

Zhaku shkruante se do të sfidonte Ramën, pasi sipas saj, ky i fundit është kthyer në një diktator, dhe këtë e tregoi me prishjen e Teatrit Kombëtar.

Por siç duket këngëtarja është tërhequr nga ky vendim, dhe këtë e ka bërë me dije në mediat sociale, ku ka reaguar për herë të parë pas shumë kohësh.

Ajo shkruan se nuk do të merret me politikë, por do të shohë interesat e saj personale, duke shtuar se tashmë është e lumtur edhe është rikthyer me bashkëshortin gjerman.

Postimi i plotë: Miq të dashur, më vjen keq që jam zhdukur për një kohë të gjatë pa habere nga unë. Unë kam vendosur të shoh interesat e mia private dhe nuk do merrem më kurrë me politikë në jetën time, perveçse si artiste. Jam mirë, jam e lumtur dhe e rikthyer me burrin tim.

Ju uroj të gjithëve fat dhe mbarësi dhe ju këroj ndjesë që ju zhgënjeva me këtë vendim kaq egoist, ku pashë vetëm interesin tim. Ju falenderoj shumë për besimin, përkrahjen dhe angazhimin. Ndihem me fat që ju kam dhe uroj t´jua shpëblej ndonjë ditë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...