Një video e përhapur masivisht në internet, ka shkaktuar një debat të madh në Kinë.

Në pamje duket një grua e cila punon për një kompani pastrimi, që pi ujë nga tualeti ku ka pastruar. Këtë veprim ajo e ka bërë për të bindur firmën se punën e ka bërë siç duhet dhe për të treguar përkushtimin e saj.

Kompania e ka vlerësuar si një punonjësve shembullore. Në videon 32 sekondëshe, pastruesja merr ujë nga tualeti dhe e pi në një gotë të vogël plastike.

Më pas ajo shpjegoi se kjo është një mënyrë për të inkurajuar veten që të punojë gjithjnë e më shumë.