Rovena Stefa, një nga këngëtaret më të dashura publikun ka marrë sërish vëmendjen me deklaratën që ka dhënë.

Ëndrra e çdo vajze është dasma dhe fustani i bardhë dhe mesa duket kjo ëndërr nuk përjashton këngëtarën shqiptare.

E ftuar në “Ftesë në 5”, Rovena ka treguar se si dëshiron të jetë martesa, e cila tashmë konsiderohet si një ditët më të rëndësishme të jetës për çdo vajzë.

Stefa është shprehur se ajo se preferon dasmë me shumë të ftuar, minimumi deri me 500 persona.

Këngëtarja ka thënë se kjo ditë do të vijë dhe se pandemia nuk do ta ndalojë që ta bëjë dasmën ashtu siç do. Rovena thotë se dasmën do e bëjë në fushë në mënyrë që të mos rrezikoj të ftuarit.