Tronditet bashkëshortja e aktorit të famshëm, shikon burrin në televizor me të dashurën

Bashkëshortja e aktorit të famshëm, Dominic West, Catherine FitzGerald është tronditur, zemërthyer dhe e shkatërruar, pasi u publikuan fotot e tij teksa përqafohej me Lily James në Romë.

Catherine ju ka thënë miqve se ajo dhe bashkëshorti i saj prej 10-vitesh, ishin ende “shumë bashkë” dhe nuk e mendonte një gjë të tillë. Por tani ajo e konsideron martesën të mbaruar.

Një mike e Catherine, e cila shkoi për ta ngushëlluar atë në shtëpinë e saj pranë Chippenham, Wiltshire, tha për “MailOnline” këtë të hëne se FitzGerald është “shkatërruar” pasi ajo mendonte se kishte një “martesë të mirë”.

50-vjeçari dhe ylli i “Mamma Mia”, 31 vjeçe, shkaktuan mjaft trazira në daljen e tyre publike bashkë si të dashur. Ata dukej se nuk i shqetësonte aspak fakti se dikush po i shikonte, e shijonin përqafimin e tyre.

Gjithashtu dukeshin mjaft të qeshur e të lumtur pranë njëri-tjetrit teksa shëtisnin në qytetin italian. Nga ana tjetër, Catherine është përpjekur që të flasë me Dominic, por ky i fundit nuk i përgjigjet në telefon. “Ajo është shumë e tronditur sepse nuk dinte asgjë se çfarë po ndodhte. Ata ishin mirë bashkë, prandaj kjo situatë është krejtësisht e paqartë”, tha mikja e Catherine.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...