Shirat po bëjnë namin? Meterologu nuk jep lajme të mira, kur pritet përmirësim i motit, si do të jetë Tetori

Meterologu Hakil Osmani, në një lidhje me Fax News, ka bërë parashikimin e tij për motin në këtë javë që kemi hyrë.

Sipas Osmanit reshjet e shiut do të shoqërojnë vendin gjatë gjithë kësaj jave, për të pasur një intesitet më të lartë gjatë ditës së premte, dhe një përmirësim gjatë fundjavës.

Sipas tij edhe temperaturat sot kanë pësuar një rënie deri në 3 gradë, ndërkohë që ato janë të përafërta me mesataren e muajit Tetor. Sipas Osmanit, i gjithë ky muaji pritet që të ketë zakonisht reshje shiu, dhe do të jetë më i freskët në krahasim me Tetorin e një viti më parë.

“Gjatë pjesës së dytë të ditës së sotme, presim një përmirësim të kusheve të motit. Edhe në ditët në vijim do të kemi kthjellime, ditën e premte pritet që të ketë një rikthim të reshjeve me intesitet të mesëm. Në të gjitha qytetet e vendit do të ketë reshje shiu afatshkurtëra, ndërsa fundjava do të sjellë një mot më të qendrueshëm se gjatë javës.

Sa i takon vlerave termike, ka pasur një rënie gjatë ditës së sotme deri në 3 gradë celsius, në ditët në vijim pritet që të ketë një rritje graduale. Sa i takon muajit Tetor të këtij viti, jemi në kushte normale, tipike të muajit, edhe sa i përket reshjeve të shiut, ashtu edhe temperaturave.

I gjithë Tetori pritet që të shoqërohet nga reshje të herëpashershme, si dhe me temperatura më të ulëta në krahasim me një vit më parë, janë vlera tipike për vjeshtën”, u shpreh Osmani.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...