Drejtoresha e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, thotë se vendimi vjen në kohën e duhur, pasi sot kemi më shumë të dhëna që dëshmojnë për rëndësinë e përdorimit të maskës në sfidën e përbashkët të kufizimit të përhapjes së COVID-19.

Sipas doktoreshës, njerëzit kur janë në rrugë takohen, qëndrojnë shpesh afër pa ruajtur distancimin social dhe transmetimi i virusit nuk ndodh vetëm kur kollitesh apo teshtin, por edhe kur flet me zë të lartë, kur këndon etj.

“Njerëzit flasin me njëri-tjetrin në rrugë, shkojnë në zyra apo mjedise të tjera jashtë banesës ku mund të ndodhë transmetimi, pasi ai ndodh jo vetëm kur kollitesh apo teshtin, por edhe kur flet, sidomos me zë të lartë, kur këndon, merr frymë etj., pra,

mbajtja e maskës është një mjet i rëndësishëm që pengon jo vetëm transmetimin e virusit nga një person që mund të jetë i sëmurë, por edhe parandalon marrjen e këtij infeksioni nga personi tjetër”, pohon doktoresha.

Por nga ky vendim, që do të zyrtarizohet të enjten e 15 tetorit, do të jenë të përjashtuar disa kategori. Kështu, fëmijët nën 6 vjeç, personat me sëmundje mendore apo ata që kryejnë aktivitet fizik, nuk do të jenë të detyruar të lëvizin rrugëve me maskë.