“Mos harxhoni lekët me maska, nuk i shërbejnë njerëzve të shëndetshëm. OBSH ka thënë se maskat i duhen vetëm të sëmurëve dhe mjekëve që i shërbejnë atyre”, shtoi kreu i qeverisë…”

Kjo deklaratë e kryeministrit Rama e bërë më 18 mars, dhe e pasuar me shumë reagime të tjera për të mos mbajtur maskë në ambientet publike, bie ndesh me vendimin e fundit të qeverisë.

Nga dita e enjte, asnjë shqiptar nuk duhet të dalë në rrugë dhe në asnjë vend tjetër publik pa përdor maskë ndryshe do të gjobitet me 3 mijë lekë të vjetra.

Sipas Ramës, kjo masë do të hyjë në fuqi me qëllim parandalimin e një mbyllje të dytë, për shkak të ndikimit stinor edhe nga virozat e vjeshtë-dimrit.

Deklarata e Ramës:

Me futjen e gripit, mund të kemi pasoja të forta që mund të na detyrojë përsëri, gjë që jam i fundit që e dëshiroj. Të mbledhim mirë mendjen dhe maskë kudo përveç se në shtëpi.

Aman mos na çoni prapë në tunelin e karantinës së përgjithshme sepse kostoja e të gjithëve është e pamerituar për shumicën që respekton rregullat.

Një karantinë e përgjithshme e dytë do të ishte tejet e vështirë për vendin, ekonomitë e shumë familjeve dhe shtetin.

________________________________________

Por ky vendim, bie ndesh me shumë deklarata të kryeministrit Rama nga nisja e pandemisë së COVID-19.

Postimi më 29 korrik në Facebook:

“Mirëmëngjesi dhe me lutjen për mbajtjen e maskës në mjedise të mbyllura, që të mbroni veten, familjen, të afërmit dhe të tjerët rreth jush, ju uroj një ditë të mbarë…”

Seanca e 2 marsit në Kuvend:

Vetëm 2,3% e të prekurve kanë humbur jetën, ndërkohë që 97,7% e përballon pa pasoja për jetën.

Kjo duhet mbajtur mirë parasysh, pasi fjala vdekje dhe lajme për të vdekurit janë shumë më shumë sesa fjala shërim dhe lajme për të shëruarit.

Mos harxhoni lekët me maska, nuk i shërbejnë njerëzve të shëndetshëm. OBSH ka thënë se maskat i duhen vetëm të sëmurëve dhe mjekëve që i shërbejnë atyre. /albeu