Kreu i qeverisë Edi Rama është zënë ngushtë sot nga gazetarët, teksa u pyet për deklaratat e tij në muajin Mars, ku iu kërkonte shqiptarëve që të mos shpenzonin para për blerjen e maskave.

Rama tha se as atëherë, dhe as tani nuk ka bërë deklarate me mendjen e vetë, por është konsultuar me të gjithë ekspertët për këtë çështje. Ndërkohë që edhe pse OBSH deklaron se maska prej tekstili nuk të mbron, Rama vazhdoi tiu tregonte shqiptarëve që të përthyenin një shami, dhe të mos shpenzonin para për blerjen e tyre.

Duke iu referuar maskës së tij me logon e trëndafilit, Rama i rekomandoi dhe presidentit që të mbajë një maskë të stampuar me Vojo Kushin.

“Për pjesën e maskës unë nuk kam thënë dhe nuk them gjëra që i mendoj unë, se nuk janë fusha ime, scështjet e pandemisë, unë kam thënë dhe them atë që më mësojnë para se tqë dal të flas, ata që kanë detyrë të më mësojnë mua.

Ata që ë thonë ccfarë do bëhet sot, maska në atë kohë kur ne kemi folur, ka pasur atë status, sot ka një status tjetër. Unë kam detyrën të dëgjoj ccfarë thotë ekspertët, që e kanë me ligj dhe me detyrim të më orientojnë mua, nuk ka qenë e domosdoshme, tani është, nga unë i pari, do ta mbaj është shumë e thjeshtë.

Nuk ka nevojë që të kesh një maskë që e blen në dyqan, mund ta besh në shtëpi, unë kam zgjedhur që ti vë trëndafilin e 25 Prillit, të PS së ju mund ta vendosni, Iliri mund të vërë Vojo Kushin, maska prodhohet vetë, thjesht është një mbrojtëse tekstili, përthyej një shami dhe vendose”, u shpreh Rama.