Që kur u zbulua lidhja e saj me Krenarin, Luana dhe Dafina janë parë në raport me njëra-tjetrën si ‘partnerja dhe ish-partnerja’. Risjellim në kujtesë se Dafina dhe Krenari kanë qenë në një lidhje dashuri vite më parë, por marrëdhënie e tyre mori fund në 2011.

Pikërisht nga këto krahasime të fansave dhe mediave ka lindur një mendësi se mes tyre punët ndoshta nuk janë as miqësore.

Madje në katër sezone të “Shiko kush luan” Dafinën nuk e kemi parë asnjëherë të ftuar, në një kohë kur personazhet publike që s’kanë marrë pjesë në këtë emision numërohen me gishtat e dorës.

Mirëpo, të shtunën që lam pas Dafina ‘hyri’ në studion e Luanës, ndonëse jo fizikisht. Nëse e keni vënë re, këngëtarja u përmend në sfidën e Labit, i cili u vendos përballë shumë këngëtareve, rreth të cilave duhej tu përgjigjej disa pyetjeve.

Moderatori zgjodhi Dafinën si artisten më të mirë që kemi në tregun shqiptar dhe reagimi i Luanës nuk është ai që mendoni.

Ajo e duartrokiti këtë përgjigje të Labinotit, duke treguar se çfarë ka ndodhur në të kaluarën i përket të kaluarës dhe duke e pohuar atë që ai tha.

Por, prisni sepse nëse kjo nuk iu duket një provë e mjaftueshme, një tjetër detaji do jua shuajë dyshimet.

Prive.al raporton se Luana e ka ftuar edhe në emision Dafinën, por ka qenë kjo e fundit ajo që nuk ka dhënë dritën jeshile…ende.

Nuk e dimë nëse Dafina do jetë pjesë e emisionit këtë sezon televiziv, por diçka është e sigurtë: Nëse e pranon ftesën, ajo do jetë puntatat më speciale.