Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur se nuk do ta zbatojë urdhrin e qeverisë për të vendosur maskën edhe në ambientet e hapura që nga dita e enjte.

Ajo ka thënë në “Rtv Ora” se do të kundërshtojë policët, madje i ka bërë thirrje qytetarëve që ata të bëjnë të njëjtën gjë ndaj efektivëve. Ndërkohë Kryemadhi ka treguar se ka ndryshuar mendim për sa i përket zgjedhjes si president të Ilir Metës, ku shprehet se Meta është presidenti më i mirë që mund të kishim në këto kohë.

“Çështja e menaxhimit të koronavirusit vazhdon të mbetet një nga poikat më të dobëta të shtetit shqiptar. Ky zotëria thotë: po ece në rrugë rri me maskë, po hyre në lokal me 100 vte rri pa maskë.

Tëshkretët shqiptarë do na bëhen veshët si llapusha pas shumë kohëve. Ky që thotë vendos maskën, a e ka bërë llogarinë ky për xhepat e shqiptarëve? Unë personalisht nuk e mbaj maskën dhe u bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të mos e mbajnë.

Mjeku thotë mos e mbaj maskën në rrugë, por del kryeministri që nxori ta nket në rrugë dhe që e mbylli Shqipërinë për 4 muaj na thotë mbani maskat. Le të guxojë dhe unë i bëj thirrje çdo qytetari që i ndalojnë policët, t’i kundërpërgjigjen. Unë e di sa është trim Edi Rama. Siç u tërhoq për faljen e Bajramit, ashtu do tërhiqet edhe për këtë.

Për sa i përket reagimit të Ilir Metës, nuk kam arsye ta gjykoj. Nëse deri dje kam qenë kundër zgjedhjes së Ilir Metës presidnt, sot kam menduar se Ilir Meta ka qenë zgjedhja më e mirë që është bërë, sepse sot institucioni më i mirë që kemi është presidenca, pasi të tjerat kanë rënë”, tha Kryemadhi ndër të tjera.