Reperi i njohur Stresi është një nga emrat më të përfolur në shtypin rozë, për shkak të raportit me ish-partneren e tij Kejsi.

I ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, Arkimed Lushaj (Stresi) kishte si dënim në një nga sfidat të tregonte bisedën e fundit që ka bërë me Kejsin në ‘ËhatsApp’.

“E bukura ime” ia kishte vendosur emrin e numrit të partneres, teksa në bisedën e tyre ishin dy video.

Një nga Kejsi dhe video tjetër ishte nga Stresi duke i dërguar video të rrugës dhe ne sfond kishte këngën me tekst: “Baby ti e din malli sa m’ka marr”, për të cilën deklaroi se kjo është kënga e tij e re re dedikuar Keisit.

Stresi zbuloi se është ndarë nga Keisi pas daljes nga burgu, më shumë se 1 vit më parë.