Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një pikë të kalimit kufitar mes Kroacisë dhe vendit tonë. Sipas një denoncimi të bërë në redaksinë e JOQ, një qytetar ka humbur jetën si pasojë e një infrakti në zemër teksa ishte duke pritur në radhë për kalimin në pikën kufitare.

Por ajo që bën përshtypje është lënia e tij për orë të gjata në mes të rrugës.

Ky rast është bërë public nga një qytetar i cili është shprehur se i ndjeri është lënë i shtrirë në rrugë me valixhe te koka për një kohë shumë të gjatë.

Mesazhi i qytetarit:

Ka dhe dëshmi tjetër për këtë zotërinë! Djali paska kap momentin momentin vetëm kur erdhën e morrën, por ta shihni sesi e lan aty, edhe valixhet tek koka, gjynah.