Moderatorja e njohur Arbana Osmani është në pritje të ëmbël, me regjisorin Eduart Grishaj. Moderatorja është përpjekur që të jetë e rezervuar në lidhje me detajet për shtatëzaninë e saj të dytë.

Ditën e sotme Arbana ka publikuar një foto ku shfaqet së bashku me djalin e saj Jon, i cili ka vendosur një maskë Holloween-i.

“S’e di juve a ju ka ardhur gje Halloween-i nja 3 jave para apo vetem mua?”- shkruan Arbana në foto teksa përshëndet ndjekësit.

Por ajo që ka rënë në sy është komenti i shoqës së saj të ngushtë Xhemi Shehut, e cila i shkruan lidhur me shtatzëninë e saj.

“Moj po vjen dhe Viti Ri e ti prap spo lind”- shkruan Xhemi dhe Arbana i është përgjigjur me të njëjtën dozë humori: Je gazmore si tip, kot s’thone!