Një ndër konkurrentet e “Hell’s Kitchen”, Erkiada ka shpërthyer në lot gjatë transmetimit të emisionit mbrëmjen e djeshme.

Ajo kishte vendosur fara limoni dhe portokalli në pjatën e gatimit, duke zemëruar keq shefin e kuzhinës, Renato Mekollin.

“Farat e limonit dhe portokallit këtu çfarë duan? Ju i lini kastile që të zem ërohem unë apo si është puna se nuk po e marr vesh? Ku janë detajet o qorre?”, i ka bërtitur ai konkurrentes, e cila u shpreh: “Ke të drejtë, nuk e pashë”.

“Nuk e pe ti…po normale…as me syze nuk shikon, imagjino të mos kishe syze”, i është kthyer sërish Renato, duke bërë që Erkiada, shumë e prekur, të shpë rthente në lot.

“Pika ime e dobët janë sytë. Unë kam pasur një gjysh të ver bër dhe gjëja e parë që kam bërë kur kam lindur fëmijët ka qenë vizita e syve. Është gjëja e vetme që më prek në botë. Nëse shef Renato më thotë sërish, unë sërish do qaj dhe sërish do p rekem por ai të më japë vlerësimin e asaj që unë bëj”, ka treguar ajo para kamerave.