Teksa kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi sot bërjen e detyrshme të mbajtjes së maskës në ccdo ambient publik, përfshirë edhe në rrugë, komentet lidhur me këtë vendim kanë qenë të shumta.

Padyshim një nga më pikantët është ai i Nard Ndokës, i cili i kujton Ramës se sot është dita botërore e shëndetit mendor, dhe se në këtë ditë vetë kreu i qeverisë duhej të jepte të paktën një sinjal shërimi.

“O KM, sot është dita botërore për shëndetin mendor! Sot e gjete të japësh “urdhër” për mbajtjen e maskës edhe në natyrë! Sot duhet të jepje një shenjë sherimi, por ti qenke rende fare!”, shkruan Ndoka në postimin e tij në rrjetet sociale.

Vendimi për mbajtjen e maskave në mënyrë të detyeshme në çdo mjedis, hyn në fuqi javën e ardhshme në 15 Tetor, ndërkohë që gjobat për të gjithë qytetarët do të refklektohen në faturën e energjisë elektrike.

“Ditën e mërkurë ne do të publikojmë masën dhe masat ndëshkimore dhe nga dita e enjte të gjithë me maskë sapo të nxjerrin veten nga shtëpia, kudo, kudo, kudo dhe gjobat do të zbatohen në kohë reale. Nuk do të ketë më asnjë mundësi për tju shmangur gjobave sepse do ti zbatojmë me OSHEE”, tha Rama sot në një deklaratë.

“Nga java e ardhshme maska do jetë e detyrueshme kudo, përveç shtëpisë dhe restorantit apo barit ku je ulur në tavolinë për të konsumuar atë pjesë të kohës aty. Maska do jetë e detyrueshme në çdo mjedis, në çdo rrugë, hapësirë publike dhe masa ndëshkimore do zbatohet për të gjithë te fatura e dritave, mos të ketë asnjë iluzion, asnjë individ që mund ti shmanget gjobës”, deklaroi më tutje kreu i qeverisë.