S’përmbahet shkodrani/ Polici i vë gjobë për parkim, ai i thyen nofullën

Ditën e djeshme në Shkodër një qytetar ka goditur brutalisht një punonjës policie. Qytetari është I. Shtegu, ndërsa punonjësi i policisë është H. Idrizi. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit në lagjen “Parrucë” pasdite.

I. Shtegu ka parkuar kundravajtje me një mjet triçikël duke e vendosur në një parkim dysh. Në këtë moment polici i ka vendosur gjobë.

Shtegu ka debatuar me efektivin e policisë, dhe në debat e sipër e ka goditur me grushta në fytyrë. Efektivi i policisë është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës, ndërsa mësohet se ka thyer nofullën.

Policia vijon kërkimet për të arrestuar Indrit Shtegun. Ai akuzohet për veprën penale: “Goditje për shkak të detyrës ndaj punonjësit të policisë” si dhe “Kundërshtim me forcë i punonjësit të policisë”.

Familjarët e Shtegut theksuan se ai ka probleme të shëndetit mendor, megjithate kjo mbetet për t’u verifikuar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Kjo është artistja e vetme shqiptare që kryeministri Rama ndjek në Instagram (FOTO)

Kryeministri Edi Rama është aktiv në të gjitha rrjetet...

Ndahet nga jeta nga semundja e rende vajza e shrimtarit te madh Shqiptar

Është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare e bija...