Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e sotme, ku pas 5 ditë kërkimesh në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe, u gjetën trupat e dy të rinjve, Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje, Danjel Pepaj, ndodhet ende në arrati, por sipas dëshmive herën e fundit është parë në fshatin Kastrat. Mësohet se Vilson Çutaj është ‘eliminuar’ me dy plumba, një në brinjë dhe një në bark, ndërsa Pepaj është qëlluar në kokë.

Ndërkohë në fshatin Vrith ka mbërritur autoambulanca për të marrë trupat e pajetë të Klement Pepajt dhe Vilson Çutajt.

Si ndodhi Ngjarja?

3 tetori dyshohet si dita kur ndodhi ngjarja, ku tre shtetasit e mësipërm kanë shkuar në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, ndërsa i ka dërguar me makinë vëllai i Vilson Çutaj, shtetasi Olsi Çutaj.

Te lokali në Bajzë shtetasit Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj dyshohet të kenë rrahur personin tjetër, Danjel Pepaj, duke e aku zuar se i kishte vjedhur një sasi prej 20 kilogramë ‘mall’, nën dyshimin se e ka korrur pa u treguar atyre dyve.

Vëllai i Vilson Çutajt ka deklaruar se nuk ka dëgjuar se për çfarë konflikti bëhej fjalë, pasi tre shtetasit janë ‘kapur’ në pjesën e prapme të lokalit.

Ai tha:

Kur kam dëgjuar se po bërtisnin jam ngritur nga lokali dhe kam shkuar për t’i ndarë, por nuk e di për çfarë konflikti bëhet fjalë.