Bedri Shaska, themelues dhe ish-kryetar i Partisë Demokratike të Vlorës, është ndarë sot nga jeta.

Shaska po ashtu ka shërbyer si mësues dhe ishte pinjoll i një prej familjeve fisnike vlonjate. Ai ka lënë pas një trashëgimi pune e jete që bën krenarë familjen, miqtë e shokët e tij të shumtë!

“Partia Demokratike Vlorë shpreh ngushëllimet e saj më të thella për ndarjen nga jeta të Bedri Shaska! Një nga themeluesit e Partisë Demokratike Vlorë, ish kryetari saj, mësues i nderuar, pinjoll i një prej familjeve fisnike që i kanë bërë nder Vlorës në atdhetari e dije! Ka lënë pas një trashëgimi pune e jete që bën krenarë familjen, miqtë e shokët e tij të shumtë!

Punëtor, idealist i palodhur, i përkushtuar për vlerat e lirisë me veprimtarinë e tij në Partinë Demokratike, Bedri Shaska ishte shembulli i dinjitetit e i burrërisë!”- njofton Partia Demokratike Vlorë.