Italia ka regjistruar 4,458 infeksione të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Kjo është hera e parë që vendi ka tejkaluar 4 mijë raste në një ditë të vetme që nga mesi i prillit. Gjithashtu, u raportuan 22 vdekje të lidhura me koronavirusin të enjten.

Italia numëron gjithsej 36.083 viktima. Duhet theksuar se Italia, megjithatë, po regjistron d më pak raste ditore sesa disa vende të tjera të mëdha evropiane, të tilla si Franca, Spanja dhe Britania.

Hera e fundit që Italia konfirmoi më shumë se 4,000 raste në ditë ishte në 12 prill, me 4,092 të infektuar.