Koronavirusi, kjo pandemi kaq e tmerrshme, e cila po merr jetë njerzish nga dita në ditë pa asnjë dallim moshe.

Një tragjedi ka ndodhur në familjen Qafleshi nga Dragashi, brenda tri ditësh, kjo familje ka humbur dy persona si pasojë e koronavirusit. Vëllezërit, Shemsedin dhe Avdurrahim Qafleshi nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me koronavirusin, kështu njëri ndërroi jetë në moshën 57 vjeçe e tjetri në të 60-at. Të dy ishin duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Kryetari i Dragashit, Shaban Shabani, ka thënë se vdekja e vëllezërve Qafleshi është humbje e madhe.

Ai u shpreh:

Para 3 ditësh ka ndërruar jetë njëri prej vëllezërve, tani pas dy ditësh vëllai tjetër. Ata kanë qenë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, fatkeqësisht nuk e kanë përballu luftën me koronavirusin.

Ai shtoi se gjendja me koronavirusin në komunën që udhëheq është e qëndrueshme dhe po bëhet gjithçka për tejkalimin e kësaj situate. Ndërkohë, komuna e Dragashit i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Qafleshi, me rastin e ndarjes nga jeta të dy vëllezërve.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, numri total i rasteve pozitive është 15,938 raste nga 71,865 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 638 raste të vdekjes. Ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsejtë 14,143 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1,157.