Shpërthimi i pandemisë së Covid-19, bëri që edhe viktimat që ai shkakton, të mos i përcjellim në botën tjerër ashtu siç duhet.

Mirëpo familjarët e dy viktimave që kanë ndërruar jetën në spitalet Covid, pas ekzaminimit mjeko-ligjor në morgun e Tiranës, kanë tërhequr trupat e pajetë dhe i kanë dërguar ata në shtëpitë e tyre për të kryer ceremonitë mortore.

Dy viktimat që kanë humbur jetën nga Covid janë nga Peqini të moshës 82 dhe 74-vjeçare.

Abcnews mëson se në dy ceremonitë mortore në qytetin e Peqinit kanë marrë pjesë rreth 500 qytetarë. Nuk dihen ende detaje të tjera nga ky episod, që ka bërë të mos respektohet protokolli sigurisë së shëndetit i përcaktuar nga komiteti teknik i ekspertëve.