Për të dytën ditë në Shkodër është regjistruar një numër I lartë I personave ditorë të infektuar me COVID-19.

Nëntë raste të reja janë shfaqur në bashkinë Shkodër dhe një rast I ri është shfaqur në bashkinë Malësi e Madhe. Aktualisht, numri I personave të infektuar me koronavirus në nivel qarku është 398, nëntë raste më pak se një ditë më parë.

Pjesa më e madhe e të infektuarve aktivë janë të izoluar në banesa, si një nga format më të mira për frenimin e përhapjes së koronavirusit në komunitet ndërkohë që ka akoma pacientë të shtruar në spitalet COVID në Tiranë. Fatmirësisht ka patur edhe persona të shëruar gjatë 24 orëve të fundit duke e rritur kështu ndjeshëm numrin e të rikuperuarve nga ky infeksion.

Kur jemi shtatë muaj pas përhapjes së këtij infeksioni na bashkinë Shkodër, të dhënat e bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë flasin për një numër të lartë të të prekurve në total.

Me fillimin e muajit tetor, numri I të prekurve në total ka arritur në mbi 1000 persona ndërsa, më pak se gjysma janë akoma aktivë. Për fat të mirë, në ditët e fundit nuk ka patur një ndryshim të bilancit të fataliteteve, duke e lënë në 42 numrin e viktimave.