Këngëtarja kosovare Fjolla Morina edhe pse ndodhet aktualisht në arrest shtëpiak në qytetin e Kukësit, vijon të jetë ende mjaft aktive në rrjete sociale.

Me anën e postimit të një fotoje në instastory, këngëtarja ka uruar aktivistin e shoqërisë civile Rron Gjinovcin në ditën e lindjes së tij. Në fotot e postuara të dy duken shumë të afërt me njëri tjetrin, ku Fjolla i është hedhur në krah aktivistit.

“Gëzofsh edhe 100 o zemra e bukur, të kam shumë zemër”, shkruan këngëtarja krahas fotos.

Rron Gjinovci është një emër mjaft i njohur në Kosovë, ku shihet shpesh në panele televizive në mbrojtje të kauzave sociale. Madje ai ka patur dhe një debat të ashpër me kryeministrin Rama, gjatë kohës së pandemisë kur ky i fundit ishte i ftuar në një televizion kosovar.

Këngëtarja Fjolla Morina dhe aktivisti duket se kanë një miqësi të konsoliduar, pasi afrimiteti dhe fjalët e ngrohta nuk mungojnë në postimin e Fjollës.