Një moment nga një aksident i frikshëm është publikuar në rrjetet dhe mediat sociale ku një adoleshent humb kontrollin e makinës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e 6 tetorit në Tropojë.

Bëhet me dije gjithashtu se në makinë ndodheshin tre persona, të cilët si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur. Dy nga ata janë në gjendje të rëndë dhe po marrin mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Theksojmë se ky fenomen po kthehet në një problem serioz për shoqërinë shqiptare, pasi janë të shumta rastet kur adoleshentët ngasin automjetet ende pa marrë një leje drejtimi, duke u kthyer kështu në rrezik për veten dhe të tjerët.