Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka shpërthyer në të shara me komentuesit në rrjet pas një debati për tatimin e taksistëve. Ishte vetë Braçe që ironizoi takimin e djeshëm të kreut të PD, Lulzim Basha me taksistët, një prej të cilëve shprehej se nuk e vrasin taksat.

“Sa vone or Lyl, sa vone! Aq vone sa njerezit gezojne TATIMIN ZERO LEKE, nderkohe ti u thua do ua bej TATIMIN 9%! Lyl, ata po punojne per veten e tyre, ti u thua pas 25 prillit do punoni per mua me 9%! Nuk e bejne! Skane arsye te pranojne te punojne per ty me 9%! Kaq vone je! Çfare pi njehere qe zgjohesh kaq vone?! Aaaa po, shkruaje ne formular!”, shkroi Braçe.

Pas kësaj nisi një “lumë” komentesh ku njëri prej komentuesve shprehej se në kohë zgjedhjesh fillojnë ofertat, por sipas tij, nuk nxjerrin gjë në dritë me këto premtime. Ishte një tjetër komentues që nxiti reagimin e ashpër dhe aspak të përmbajtur të zëvendës kryeministrit Braçe, i cili nuk hezitoi të përdorte fjalë fyese.

“Po pse mo b*le pse? Pa he njehere; Çte paskam tradhetuar ty dhe kombit une? Thuaje njehere ooo dentisti me serioz i fshatit!”, shkroi Braçe.

Ka patur diskutim mes tyre, pasi vihet re se koemntet e ndjekësit janë fshirë ndërsa kanë mbetur replikat e Erion Braçes.

“Po jo mor b*le jo, skam vjedhur e skam patur nevoje te te vjedh ty e sojin tend te llapaqeneve qe e quajne vjedhjen gje normale, madje me normalen ne bote e per te skane asnje fakt e prove!

O dentisti i leshit; Kur shkul nje dhemb zotrote, fakti qe dhembi u shkul nuk eshte Ti qe llap, por dhembi qe u shkul! Kuptoje kaq e mbaje gjuhen brenda se ndot pafund me te!”, shkroi Braçe ndërsa i kthen përgjigje edhe një tjetri duke i thënë: “Ku e pe zënien ti”.

Komenti i fundit i referohet sërish djalit ndaj të cilit nuk e mbajti aspak kontrolli: “E hengsh e u lefsh meqe u merrke me gojen dhe e paske te madhe!” /faxweb