Gazetari i Fax News, Fatjon Gjinaj ka reaguar për gjetjen e trupave të pajètè të Klement Pepaj dhe Vilson Cutaj vetëm dy ditë pasi ra në gjùrmèt e tyre falë babait të Danjel Pepaj, Rrokut.

Në një shkrim në Facebook, Gjinaj kujton se si fuoristrada e bardhë i preu rrugën, mori në makinë Rrok Pepajn dhe i tha se do të ndërhyjë FNSH për këtë çështje, rrugëtim që e rrëfeu ditën e djeshme në studion e Fax News.

Gazetari shkruan se gjithcka e transmetuar ditën e sotme rreth vendit të ngjarjes i kujtohet fare mirë pasi ndodhej shumë afër párcèlave të drògès, të cilat nuk arriti ti zbulonte dot pas ndërhyrjes së drejtuesve të pòlícisë. Gjinaj nuk heziton të sfídojë pòlícinë e shtetit duke i thënë se për 24 orë mbledh 400 burra për të gjetur hektarë párcèla drògè në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe.

Në rast se nuk e bëjnë dot këtë, atëherë të gjithë do të përulen para pòlícisë dhe të kërkojnë ndjesë. Megjithatë thekson se bándát janë më të fòrtá se 400 burra dhe nuk kanë “b*thë” të pranojnë këtë sfídë të hapur.