Bota ende nuk e ka marrë veten nga momenti kur Gabriel Garko pranoi publikisht para ish të dashurës së tij, Adua de Vesco, se kishte prirje të tjera seksuale dhe se këtë gjë e kishte mbajtur të fshehtë prej vitesh. Ai gjeti kurajon të pranonte para të tjerëve se për disa vite kishte jetuar vetëm një përrallë në lidhjen e tij me Aduan.

Gjatë transmetimit të Grande Fratello VIP, Garko nuk e tha drejtpërdrejtë se është homoseksual me premtimin se do të zbulonte gjithçka në “Verissimo” përballë Silvia Toffanit. Lidhja ime e parë e dashurisë ka qenë me një djalë që quhej Riccardo. Isha në lidhje me të për 11 vite. 14 vite më parë mora një shtëpi larg të gjithëve. Riccardo dhe unë jetonim bashkë, por jetonim një situatë false. Kur miqtë vinin për darkë, në fund të mbrëmjes ai bënte sikur largohej më pas kthehej prapë. Kur dilnim apo shkonim me pushime ishim gjithmonë grup.

Ditë më parë, aktorja e njohur Eva Grimaldi, e cila ka bashkëjetuar për tetë vite me aktorin, ka treguar detaje nga marrëdhënia e tyre. Në një intervistë për “Chi”, ajo tha se ata ishin një çift, por e vetmja gjë që mungonte ishte marrëdhënia se ksuale.

Historia jonë lindi katërmbëdhjetë vjet më parë. Nuk kishte kurrë seks, ai kishte nevojë për mua dhe unë gjithmonë e mbrojta atë. Por ekziston një dashuri e thellë që na lidh, edhe sot, dhe që shkon përtej sferës fizike … unë do të doja edhe të isha martuar ose do të kisha një fëmijë me të.

Së fundmi, mediat italiane duket se kanë zbuluar edhe identitetin e të dashurit aktual të aktorit.

Ata janë fotografuar së bashku gjatë një mbrëmjeje me mikeshat e Gabrielit, aktoren Eva Grimaldi dhe partneren e saj, Imma Battaglia. Gaetano Salvi, 23-vjeç, është emri i të riut që i ka marrë zemrën Gabrielit. Ai është nga Napoli dhe punon në aeroportin e Malpensa-s. Nuk dihet ende se sa kohë kanë me njëri-tjetrin, por edhe Gaetano është tepër simpatik.