Raste të reja me koronavirus janë shënuar së fundmi në Shqipëri.

Mësohet se infektimet janë në disa qytete dhe të prekurit janë disa punonjës të institucioneve, mjekë, edukatore dhe një punonjëse Bashkie. Bëhet e ditur se të infektuarit janë nga qyteti i Ballshit, Beratit dhe Skraparit,

kurse në fshatin Kutalli të Beratit kanë rezultuar pozitivë me Covid dy mjekët e spitalit. Po ashtu edhe ne shkollën “Bab Dudë Karbunara” në Berat, ka pastur një rast të një nxënësi me virus.

Covid-19 ka prekur edhe qytetin e Skraparit ku ka rezultuar pozitive punonjësja e Bashkisë, e ndërsa në Ballsh është mbyllur Kopshti Nr.1 pasi një edukatore dhe pjesa tjetër e stafit prej 12 personash ka rezultuar e infektuar pasi kanë kryer tamponin.