Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, është shprehur se në festivalin e RTSH-sëka marrë pjesë krejtësisht pa dëshirën e tij.

I ftuar në NIN, Stresi tha se aty e ka ftuar Vera Grabocka, me propozimin për një duet, por që ajo këngë me Eli Farën nuk ka pasur mbështetjen e tij.

“Të them të drejtën atë bashkëpunim e bëra pa dëshirën time. Nëse ka një person që respektoj shumë është Eli Fara, por kjo këngë erdhi kështu…si ta them….Më erdhi Vera Grabocka dhe më tha që duhet të merrja pjesë, të bëja një bashkëpunim.

Për 10 minuta ndryshoi festivali komplet. U zhd ukën të gjithë. Kishte erë ky festival. Nuk kisha lidhje unë që të isha në atë festival. U bë thjesht për të mbushur xhepat ata, njëri një 500 andej, tjetri këtej dhe kaq,”– tha Stresi ndër të tjera.