Një pjesë rrugës së zonës turistike të Shirokës në qytetin e Shkodrës ka mbetur pa ndriçim një natë më parë.

Në sehmentin përballë varrezave në Shirokë janë afro 10 shtylla ndriçuese të cilat janë dëmtuar duke lënë atë pjesë të rrugës në errësirë. Nga sa mësohet persona të papërgjegjshëm dhe ende të paidentifikuar kanë vjedhur kabullin e shtyllave të ndriçimit.

Këto fotografi të mbërritura në redaksinë e Star Plus Televizion tregojnë se si keqbërësit kanë dëmtuar shtyllat duke e këputur kabullin elektrik dhe më pas e kanë vjedhur me idenë për ta shitur. Gjtësia e kabullit të vjedhur është e konsiderueshme dhe keqbërësit e shesin atë duke qenë se çmimi është i lartë.

Në fakt ky është një gjest skandaloz dhe aspak qytetar në një pikë turistike siç është Shiroka ku edhe gjatë natës ka raste kur lëvizja është e konsiderueshme qoftë e mjeteve, këmbësorëve por edhe atyre që lëvizin me biçikleta.

Lënia në errësirë e atij segmenti rrugor për shkak të vjedhjes së kabullit mund të bëhet shkak edhe për aksidente rrugore gjatë orëve të mbrëmjes duke qenë se rreziku për një gjë të tillë është i madh. Kjo nuk është hera e parë që mjedise publike në Shkodër dëmtohen në këtë lloj mënyrë nga persona totalisht të papërgjegjshëm të cilët shkaktojnë dëm të madh.

Tashmë duhet që bashkia Shkodër të mundësojë blerjen e kabullit për atë segment që ka mbetur në errësirë për të rikthyer ndriçimin e rrugës. Nga ana tjetër bashkia Shkodër shpesh herë ka bërë denoncime lidhur me këto ngjarje të dëmtimeve të mjediseve publike por thuajse asnjëherë nuk është arritur identifikimi dhe gjetja e autorëve të cilët shkaktojnë këto dëme.

Ajo që kërkohet nga ana e policisë është që të bëhet e mundur gjetja e autorit që ka vjedhur kabullin elektrik në shtyllat e ndriçimit në Shirokë dhe vënia përpara përgjegjësisë jo vetëm në këtë rast por sa herë ka ngjarje të tilla aspak të hijshme.