Deputeti zbulon ‘planet’: PD ose LSI do bashkohet me Ramën për të qëndruar në qeveri

Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri ishte i ftuar në Fax News ku foli për ndryshimet në Kodin Zgjedhor duke thënë se qëllimi i 5 Qershorit është që të eliminohen partitë e vogla.

Valteri theksoi se gjithçka është bërë në konsensus të partive të mëdha opozitare (PD+LSI) dhe mazhorancës. Sipas Valterit, pas zgjedhjet, njëra prej tyre do të bëjë konsensus me Ramën për të qëndruar në qeveri.

“Pse PD nuk ushtroi trysni për heqjen e 5 Qershorit. Përse nuk shkoi tek këta ndërkombëtarët që ishin garant për 5 Qershorin për heqjen e koalicioneve. Por është si dita për diell që kjo është marrëveshje mes 2 palëve për të eliminuar partitë e vogla që tentojnë të futen në parlament dhe për të siguruar mandatet matematikisht siç i kanë pasur gjithmonë dhe shumë shpejt do të shikoni që pas zgjedhjeve të 25 Prillit, një nga këto partitë opozitare do të bashkojë me Ramën për ta mbajtur në qeveri, këtu do jemi.

Do të ketë se dhe kur vendosën datën e zgjedhjeve, e bënë në konsensus, ç’kuptim ka që zgjedhjet të bëhen në Prill dhe parlamenti të konstituohet në shtator. Ti i lë 6 muaj kohë Ramës që të bëjë pazaret e tij për të ndejtur akoma në pushtet. Asnjë nga këto forca nuk e siguron 71-shin”, u shpreh Valteri.

Referuar deklaratës së Senida Mesit, ish-zëvendës kryeministre, e cila u shpreh se PS do të marrë 74+1 mandate në zgjedhjet e 25 Prillit, Valteri tha se me llogaritë e tyre i bie të shkojnë 200 deputetë në parlament.

“T’ja lëmë Senidës mos të votojmë fare. Se 100 thotë Monika me Bashën, 74 këta, 20 them unë, ta bëjmë me 200 parlamentin. Nuk e di si i bëjnë llogaritë. Me llogaritë e mia, janë ato që dëgjoj çdo ditë nga shqiptarët. Do e shikoni me 25 Prill se si shqiptarët do ti vlerësojnë këta njerëz, ata që kanë vendosur të jetojnë në Shqipëri. Për shkak të pazareve të këtyre 30 vjeçare”, tha Valteri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...