Aktori i njohur i humorit Julian Deda ka thumbuar sërish kryeministrin Edi Rama në lidhje me rritjen e pagave për mjekët dhe për mësuesit.

 

Me tone mosbesimi dhe ironie, Deda ngre dyshime në lidhje me këtë vendim të kryeministrit Rama. “Pse u kujtua pikerisht tani, qe Shqiperia eshte ne borxh deri ne fyt? Ku i gjeti leket ne kete kohe, qe eshte periudha me e erret ekonomike qe ka perjetuar ndonjehere ky vend?”- shkruan ndër të tjera Julian Deda.

 

Postimi i plotë:

Edi paska vendosur te rrise me 40% pagat per mjeket dhe 15% per mesuesit. Ne parim me pelqen, por duke pare historikun qeverises te rilindjes duket qarte qe eshte nje hile e ndyre elektorale. Kishte 8 vjet kohe por nuk i shkoi ndermend te rrise asnje qindarke, duke detyruar mbi 900 mjeke dhe mbi 2000 infermierere te zhduken nga nga syte kembet.

 

Pse u kujtua pikerisht tani, qe Shqiperia eshte ne borxh deri ne fyt? Ku i gjeti leket ne kete kohe, qe eshte periudha me e erret ekonomike qe ka perjetuar ndonjehere ky vend? Ka vetem nje pergjigje: vota, karriga e tij, sapun per djath, deshire histerike per te qendruar ne pushtet.

 

Shpresoj qe shqiptaret te mos mbajne mend fundin e sheqerosur te nje procesi te gjate dhe dramatik.