A do bëhet Nard Ndoka Kryetari i shoqatës së të Persekutuarve?! Habit gazetarin me historinë e tij: Kur linde ti, unë u arrestova!

Ish-deputeti, Nard Ndoka, njihet për batuta.

 

Ai ku rrëfeu si asnjëherë më parë historinë e arrestimit dhe detaje nga fëmijëria e tij.

 

Nard Ndoka po fliste për këngët e tij të preferuara dhe tregoi një episod aspak të këndshëm që i kishte ndodhur në vitet ’80, pasi u kap nga policia duke dëgjuar këngë sllave.

 

“Kontaktet tona me këngët sllave ishin më tepër si një kundërshti ndaj regjimit, duke dëgjuar dhe muzikë që ishte e ndaluar në atë kohë”.

 

“Ishin vitet ’87-’88 kur filloi ai guximi pasi ishte problem dhe për njerëzit e shtëpisë se thonin ule zërin pasi dëgjon komshiu”, tha Nard Ndoka.

 

“Ishim në plazh në Velipojë dhe së bashku me 5-6 çuna po dëgjonim këngë sllave. Po jepej një emision me këngë sllave, pasi ishte ngritur zëri, vjen policia.

 

Atëherë vinte policia të merrte radion dhe ta konfiskonte, të gjobiste asokohe, ishte 100 lekë gjoba“, – tregoi Ndoka, i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Abc-ja e pasdites” me Ermal Peçi.

 

Me shaka, Ermali kur dëgjoi historinë i tha Nard Ndokës se qënka arrestuar gjatë vitit kur ai kishte lindur.

 

“Kur ti linde, unë u arrestova”, – i tha Ndoka.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...