Ish-drejtoresha e tatimeve, Briseida Shehaj tashmë është pjesë e LSI.

Pas kritikave të ashpra të saj ndaj PS, dhe ish-kolegëve të saj, mësohet se Shehaj ka fituar një post të rëndësishëm në LSI.

Mësohet se sot Lëvizja Socialiste për Integrim, ka ndryshuar disa anëtarë të kryesisë së saj, ku ish-drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve ka marrë postin e nënkryetares së LSI për Tiranën, ndërsa është zgjedhur edhe si anëtare e kryesisë së LSI.

Ky është një hap i rëndësishëm i Shehajt pranë LSI, ku si duket e pret një rrugë e gjatë politike. /albeu