“Ura e Tamares” në udhekryqet e shekujve

NGA NDUE BACAJ

Në komunen Kelmend ,apo me sakte ne qendren e sotme te kesaj komune ne Tamare , gjindet nje Ure me emertimin Ura e Tamares . Kjo veper qytetrimi e zhvillimi eshte e ndertuar mbi lumin Cem te Vuklit ,ne nje distanc rreth 75 metra me perpara se te bashkohet me degen tjeter te lumit (Cem ),Cemin e Selces. Gojdhenat qe qarkullojn edhe sot tregojne per nje ndertim (ndoshta rindertim N.B.)

disi te vonshem te kesaje Ure . Keto gojdhena na cojne rreth vitit 1775 ,kur Bushatelinjet drejtonin Pashallekun e Shkodres,ku bente pjese edhe Nahija (Komuna) e Kelmendit..

Ndertimi apo rindertimi modern i Ures i kushtohet nje gruaje me emrin Tamara qe thuhet se ishte bashkeshortja e Pashait te Shkodres (mendohet e Karamahmut Pash Bushatliut). Ne ato kohe thuhet se ura mbi lumin Cem (te Vuklit) ishte shume e dobte, gje e cila sillte shkaterrimin e her-pas-hershem te kesaje ure nga rreshjet dhe ujerat e rrembyeshme te lumit.

Nje rast i till i shkaterrimit te ures kishte ndodhur kur gruaja e Bushatliut te sipercituar po kthehej nga gjinia e saj , thuhet nga Mali i Zi ( por ne mendojme se gruaja me emrin Tamara ishte nga trojet etnike shqiptare te Gucise… N.B.) . Deri sa u “rindertua” me mjete rrethanore ura mbi Cemin e Vuklit , gruas te bushatliut ju desht te presin disa dite..Kjo vones kishte merzitur Tamaren dhe bashkeshortin e saj.

Tamara me tu kthyer ne Shkoder nderhyri tek i shoqi (Pashai i Shkodres) i cili siguroi fondet per ndertimin e Ures ..Kur perfundoi se ndertuari Ura ,per nder te gruas qe beri te mundur kete ndertim, ju dha emri “URA E TAMARES “..Ne gojedhene thuhet se kete emer e mori edhe Vendi ,qe nder shekuj kishte sherbyer me Hanet e tij si “qender” pushimi per rrugetaret qe donin te kalonin nga Shkodra e me gjere per ne trojet e tjera te Shqiperise Etnike si ne Guci ,Plave e me tej..

(Per gojdhenen e me siperme ka shkruar edhe gjeografi i njohur Kol Progni ne librin e tij “KELMENDI”,fq.102-103.)… Emri Tamara u trashigua edhe ne fillimet e shekullit XX ,kur Tamara u be fshat , dhe ne vitin 1935 me nje vendim te Qeverise se Mbreterise Shqiptare ju dha emrtimi administrativ ; qender e komunes Kelmend..

Ura e Tamares eshte (sot) e bukur dhe mjaft komode. Ajo ka dy qemer. Qemeri i madh eshte me 13 metra hapsire drite, ndersa qemeri i vogel ndodhet ne krahun e djathte. Mbi Ure jane hellur shtresa betoni ,qe kane lehtesuar kalimin e mjeteve te ndryshme.. Duke mos u mjaftuar vetem me gojdhena per historin e Ures se Tamares , ne po i “drejtohemi”

studiuesit nga Bosnja LOVRO MIHAÇEVIQ , i cili per shume vite ka qene edhe famulltare ne trojet e Malesise Madhe e me gjere. Disa nga studimet e tija me karakter historik dhe etnografik jane te botuara ne librin me titull :“NEPER SHQIPERI “ 1883-1907..Ne faqen 20 (te librit) nder te tjera shkruan : “..Ura e Tamares … eshte prej guri e mjaft e ngushte , e gjate eshte pesedhjet hapa . Me konstruksionin e vet tregon se vjen nga shekulli XV ose XVI ,nga koha kur venedikasit kalonin me karvanet tregtare neper kete rruge ,nga Shkodra e Tivari per ne Guci ,Plave ,Pej e Shkup. Rruga prej ne Ure te Tamares e deri ne famulline e Vuklit eshte shkembe e shkrepa te gjalle…” Studiuesi Mihaceviq nuk shkruan gje per prejardhjen e emrit te ures…

Per emrin “Tamara” studiuesi dhe albanologu bullgare Vladimir I. Georgiev ,shkruan se eshte emer vendi me origjine ILIRE ,ndonse ne kumtesen e tij lexohet Tomara e jo Tamara…( Iliret dhe Fqinjet e tyre ,Kuvendi i Studimeve Ilire 15- 20 shtatore 1972 ,botim i Institutit te historise te Akademise shkencave te RPSH ,fq.55.). Natyrisht kjo Ure nder mote ka pesuar ndryshime te koheve ,duke ju pershtatur nevojave te udhetimit ,jo si dikur me mushq ,kuaj ,qerre ,karroca e tjer ,por me automjete moderne sic i shohim edhe sot .

Me emrin e kesaj Ure jane te lidhura shume ngjarje e data te historise se Kelmendasve ,por ne po kujtojme vetem DY : Betejen antiotomane te vitit 1911 (qe ne histori njihet si beteja te Ura e Tamares), dhe luften mbrojtese apo rezistencen antikomuniste te Kelmendit ,qe e ka fillesen prane kesaje Ure ne fillim te vitit 1945, qe shpesh ne histori shkruhet “Lufta e Tamares” e tjer…

Gjithsesi Ura e Tamares si te gjitha veprat ndertimore shumeshekullore u eshte neneshtruar rikonstruksioneve te nevojshme nder mote, duke i ndryshuar disi pamjen per mire Ures ,por keto rikonstruksione nuk i kane ndryshuar trashigimin e vlerave te zhvillimit e qytetrimit ,qe rrezaton ne historine shumeshekullore te Kelmendit e me gjere Ura e Tamares

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...