Moderatori i “Top Channel”, Eduard Manushi, ka habitur publikun mbrëmjen e djeshme me një deklaratë të bërë gjatë “Pocesit Sportiv”.

 

Manushi komentoi shkurtimisht teksa po i drejtonte pyetje presidentit të Tiranës Refik Halili, për skandalin e publikuar nga “Tema”, për pajisjen e futbollistit afrikan Cobbina me pasaportë shqiptare në nënyrë të paligjshme nga presidenti Ilir Meta.

 

Manushi tha se nënshtetësia shqiptare nuk është ndonjë gjë e madhe dhe për këtë sipas tij nuk duhet të hapej debat publik.

 

“Po kjo historia e këtij lojtarit me ngjyrë që pati debate, se nënshtetsia shqiptare nuk është ndonjë gjë. Ajo dhënia e nënshtetësisë një gjë shumë pozitive na duket ne njerëzve të sportit”, u shpreh moderatori, duke injoruar kështu pasaportën shqiptare.

 

Ajo që duhet theksuar është se e turpshme për një moderator që të bëjë deklarata të tilla për pasaportën shqiptare.